Ballina Shëndet & Style Vlimi i ujit mund të heqë qafe pothuajse të gjitha mikroplastikët e...

Vlimi i ujit mund të heqë qafe pothuajse të gjitha mikroplastikët e dëmshme

Vlimi i ujit të rubinetit mund të heqë qafe pothuajse të gjitha mikroplastikët në të, ka pohuar një studim i ri.

Marketing

Grimcat mikroplastike nga burime të shumta gëlltiten dhe absorbohen në qarkullimin e gjakut dhe mund të shkaktojnë çrregullime metabolike si diabeti. Ato gjithashtu mund të prishin përgjigjet imune dhe të dëmtojnë sistemin nervor, si dhe sistemet riprodhuese dhe zhvillimore.

Por studiuesit zbuluan se thjesht zierja dhe filtrimi i ujit të rubinetit mund të zvogëlojë gati 90 për qind të pranisë së mikroplastikës. Studimi zbuloi se ndërsa temperatura e ujit rritet me ujin e fortë të vluar, i cili është i pasur me minerale, një substancë shkumësore e njohur si gëlqere ose karbonat kalciumi formon një kore, të njohur si incrustant, që mbështjell grimcat plastike.

Hulumtimi u botua në revistën”ACS’ Environmental Science & Technology Letters”. Studiuesit mblodhën mostra të ujit të fortë të rubinetit nga Guangzhou dhe i mbushën ato me sasi të ndryshme NMP-së. Mostrat u zien për pesë minuta dhe u lanë të ftohen. Më pas, ekipi mati përmbajtjen e plastikës lundruese të lirë.

Rezultatet treguan se në ujë më të fortë prej 300 miligramësh gëlqeror për litër, deri në 90 përqind të NMP-së u hoq pas zierjes. Grimcat mund të jenë të vogla sa një e mijta e milimetrit në diametër ose deri në pesë milimetra, shkruan Mirror.

Marketing
Exit mobile version