Ballina Aktuale VMRO: Bllokada aktive do të vazhdojë edhe gjatë verës, LSDM dhe BDI...

VMRO: Bllokada aktive do të vazhdojë edhe gjatë verës, LSDM dhe BDI patjetër duhet të bien

Nga partzia më e madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE thonë se bllokada aktive do të vazhdojë edhe gjatë verës, nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhje, bëhet bllokadë e plotë e institucioneve, LSDM dhe BDI patjetër duhet të bien.

Marketing

VMRO-DPMNE gjatë verës do të ndërmarrë aktivitete të ndryshme protestuese në mbarë vendin, thonë nga ana e VMRO-së.

Nëse Kovaçevski dhe Ahmeti vazhdojnë të injorojnë nevojën për zgjedhje, VMRO-DPMNE do të fillojë bllokadë të plotë të institucioneve, në rrugë deri në marrëveshje për zgjedhje.

Mes tjerash ato theksojnë se dëmi i shkaktuar nga qeverisja e LSDM-së dhe BDI-së është më i madh se çdo dëm tjetër. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të nevojshme për të formuar një qeveri të re që do ta nxjerrë vendin nga kriza, do t’i japë fund krimit dhe korrupsionit. Duhen ndryshime. Populli kërkon ndryshim. Sado që LSDM dhe BDI të përpiqen t’i pengojnë ndryshimet, ato do të vijnë thonë nga VMRO, përmes një komunikate me shkrim./

Exit mobile version