Ballina Aktuale VMRO dhe LSDM, me parashikime se kush do t’i fitojë dhe kush...

VMRO dhe LSDM, me parashikime se kush do t’i fitojë dhe kush do t’i humbas zgjedhjet

VMRO-DPMNE-ja opozitare thotë se LSDM-ja ende nuk ka kandidatë për kryetarë komunash në komunat e mëdha pasi, sipas tyre, askush nuk dëshiron t’i humbas zgjedhjet. Ata pretendojnë se sipas sondazheve, LSDM-ja humb.

Marketing

“LSDM ende nuk ka kandidat për kryetar të komunës së Velesit sepse askush nuk dëshiron të jetë viktimë. Disa anëtarë të shquar tashmë kanë refuzuar udhëheqjen e LSDM-së sepse ata nuk duan të drejtojnë garë paraprakisht të humbur në Veles. Askush nuk dëshiron të shkojë në Prilep pa doreza garimi”, njoftojnë nga VMRO DPMNE.

VMRO DPMNE-ja ballafaqohet me probleme me kandidatët, shprehen nga LSDM. Ata thonë se oferta e tyre nuk sjell aspak risi por se bëhet fjalë për njerëz nga regjimi i Gruevskit.

“Nuk kemi dëgjuar kandidat për kryetar të komunës nga VMRO-DPMNE për Qytetin e Shkupit dhe kjo vetëm tregon se VMRO-DPMNE gëzon shumë pak besim në kryeqytet dhe ata e dinë këtë. “Ne jemi partia e parë në vend që shpallim 30 kandidatët e parë për kryetar komune më 17 korrik”, thonë nga LSDM.

Dhe ndërsa zgjasin përplasjet e partive, po bëhen kombinimet për koalicionet. Javën e ardhshme pritet zyrtarizimi i mbështetjes midis VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, megjithëse nga Aleanca për Alsat thonë se negociatat ende vazhdojnë.

“Po flasim për modelin e bashkëpunimit dhe komunat ku bashkëpunimi do të ishte më i suksesshëm dhe më frytdhënës. Ne do i mbështesim kandidatët që kanë integritet dhe janë të pranueshëm për të gjitha komunitetet dhe që kanë vizion dhe program të qartë për zhvillimin e komunave dhe sigurimin e një jete dinjitoze dhe të denjë për qytetarët”, theksojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndryshe, garnitura aktuale në pushtet LSDM, BDI, BESA dhe PDSH shpallën koalicion zgjedhor. Kreu i LSDM -së, Zoran Zaev, tha në disa raste se në disa komuna do të mbështesin njëri -tjetrin në raundin e parë, ndërsa në disa në raundin e dytë.

Alsat

Exit mobile version