VMRO-DMPNE: Materiali për pasaporta, kah fundi

Por kaosi i krijuar në aplikimin dhe marrjen e dokumenteve ka qenë në qendër të akuzave të opozitës. VMRO-DPMNE-ja fajëson Spasovskin për këtë imazh dezhavu, të përjetuar edhe para katër viteve gjatë Qeverisë teknike. Alarmojnë se për pasaporta po mbarojnë materialet.

Marketing

“Problemi më i madh është se në depot e Ministrisë së Brendshme nuk ka material për përgatitjen, thjesht nuk ka mundësi teknike. Sipas të dhënave tona, materialet e reja për pasaporta duhet të mbërrijnë kah mesi i muajit mars. Për momentin po harxhohen shabllonet e fundit vetëm për procedura urgjente ose për persona të privilegjuar, të afërt me LSDM-në dhe BDI-në, përderisa personat që fotografohen edhe pas 30 ditëve nuk u jepen pasaportat.”, – theksoi Naqe Çulev nga VMRO-DPMNE.

Për daljen nga situata, VMRO-ja fton Gjykatën Kushtetuese të vërtetojë jokushtetueshmërinë e gjithë kësaj praktike dhe të mundësojë që qytetarët periudhën që vjen të shfrytëzojnë dokumentet që kanë. Me marrjen në menaxhim të MPB-së, partia e Mickoskit premton se do të hapin qendra të reja për të vënë rendin në fotografimin dhe dhënien e dokumenteve.

Marketing