Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së sot deri te kryetari i Kuvendit i dorëzoi nënshkrimet dhe procesverbalet nga Iniciativa për miratimin e ligjit për anulimin e Ligjit për Regjistrim.
“I bëjmë thirrje dhe i themi pushtetit, që të ndërpresë procedurën e regjistrimit sepse gjithkund në Evropë dhe në botë, regjistrimet janë shtyrë për vitin 2022. I bëjmë thirrje pushtetit që të merr guxim dhe ta anulojë regjistrimin për vitin 2022, të bëjnë vërejtje në tekstin e ligjit dhe ta miratojë që të mund të kemi regjistrim të tillë siç është i nevojshëm për zhvillim të shtetit, sepse teksti i tanishëm i ligjit për regjistrim nuk do të sjellë asgjë që është e ndryshme nga ajo që e kemi ne si shtetësi në Republikën e Maqedonisë”, theksoi në konferencë për media, Gjorgjija Sajkovski, deputet i partisë opozitare.
VMRO-DPMNE, siç shtoi, në disa raste ka thënë se kemi ligj të keq dhe të dëmshëm, i cili nuk do ta tregojë gjendjen reale të banorëve në Maqedoninë e Veriut.