VMRO-DPMNE dorëzon iniciativën për referendum në KSHZ

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka dorëzuar në KSHZ iniciativën për referendum për shfuqizimin e Marrëveshjes për fqinjësi me Bullgarinë. Mickoski tha se ai vetë i pari do të nënshkruaj iniciativën, për siç tha ai, pengesën kryesore në rrugën e vendit drejt BE-së.

Marketing

“Është dorëzuar iniciativa qytetare për Referendum me pyetjen: A jeni për heqjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë? -Shfrytëzoj mundësinë që të ftoj të gjitha partitë politike, të ftoj qytetarët pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, të gjitha organizata joqeveritare dhe të gjithë faktorët e tjerë që të bashkohen dhe të qëndrojnë kundër asaj që është problem kryesor i eurointegrimit tonë e që është marrëveshja që ka nënshkruar Maqedonia me Bullgarinë”, tha mes tjerash Mickoski.

Marketing