VMRO-DPMNE: Grupi i Kumanovës përditë po kërcënohet?!

VMRO-DPMNE sot përmes një komunikate theksoi se çdo ditë anëtarët e grupit të Kumanovës dhe përkrahësit e tyre dërgojnë porosi kërcënuese përmes së cilave kërkojnë hakmarrje dhe gjak ndaj të gjithë atyre që nuk mendojnë sikur Zoran Zaev.

Marketing

“Kërcënimet e Grupit të Kumanovës, të cilëve Zaevi i premtoi amnisti dhe hetim ndërkombëtarë nuk ndale, ndërsa pushteti po heshtë. Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij që janë përgjegjës për sigurinë nuk po ndërmarrin asgjë. Kjo hap dyshime serioze se kërcënimet e shtuara nuk janë të rastit dhe se nuk janë pa përkrahjen e strukturave të pushtetit”, theksoi VMRO-DPMNE. Sipas komunikatës së kësaj partie, tentimi për linçim të ish-ministrave Spiro Ristovski dhe Mile Janakievski është një nga aktet skandaloze, ndërsa kërkon masa ndaj siç thuhet kërcënuesve.

Marketing