VMRO DPMNE-ja sonte mbledh Komitetin Ekzekutiv

VMRO-DPMNE-ja vazhdon koordinimet brenda-partiake me një takim tjetërt të Komitetit Ekzekutiv të partisë, të paraparë për në orët e mbrëmjes. Nga kjo parti nuk potencojnë nëse kjo seancë ka të bëjë me shkarkime të mundshme të funksionarëve të caktuar partiak nga funksionet e tyre, ashtu siç flitet kohëve të fundit.

Marketing

Ata thonë se kjo do të jetë mbledhje e rregullt ku do të diskutohet edhe për zgjedhjet e parakohshme eventuale dhe formimin e shtabeve zgjedhore komunale. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski, po ashtu hodhi poshtë deklaratën e ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, i cili një ditë më parë tha se funksionarë të VMRO-së kanë paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kërcënime që u bëhen në rast se mbështesin ndryshimet e iniciuara kushtetuese.

Unë nuk kam informacione për çfarëdo kërcënimesh. Ministri Oliver Spasovski nëse ka paraqitje të tilla presim që t’i tregojë, t’i publikojë dhe t’i procedojë, të tregojë kush janë autorët dhe kujt i janë kërcënuar dhe jo vetëm të shpërdajnë spekulime eventuale. Të vetmit janë deputetët tanë që janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe presioneve të përditshme të qeverisë, LSDM-së dhe Zoran Zaevit- deklaroi Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

Javë më parë VMRO-DPMNE-ja shkarkoi zv.sekretarin e përgjithshëm të partisë Petar Bogojeski, për siç thonë ata, joprofesionalizëm në detyrën që i ishte dhënë. Megjithatë Bogojeski, i cili ka qenë nga radhët e reformatorëve në parti, vlerëson se shkarkimi i tij ka të bëjë me qëndrimin e grupit të ish reformatorëve, të cilët mbështesin zgjidhjen e çështjes së emrit nëpërmjet Kuvendit.

Jozyrtarisht flitet se mund të pritet edhe shkarkimi i Dragan Danevit, koordinatorit të grupit parlamentar, dhe Daniella Rangellovës, kryetares së forumit të gruas nga këto funksione, pasi të dy dolën dhe votuan në referendum.

Marketing