VMRO-DPMNE: Kjo Qeveri nuk ka mandat për të ndryshuar kushtetutën

VMRO-DPMNE vlerëson se përbërja aktuale e Kuvendit nuk ka mandat nga populli për të bërë ndryshimet kushtetuese. Zëdhënësi i partisë, Naum Stoillkovski deklaron se e ardhmja europiane me koalicionin qeverisës LSDM-BDI është e kërcënuar, ndërsa këtë e thonë edhe sondazhet. Andaj, sipas tij se e vetmja gjë që duhet të diskutohet është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sa më shpejt që të jetë e mundur.

Marketing

“Kërcënohet e ardhmja evropiane me koalicionin qeverisës të krimit dhe korrupsionit dhe këtë e thonë faktet dhe sondazhet, sipas të cilave vetëm 13% e qytetarëve besojnë se shteti po ecën në drejtimin e duhur, 53% e qytetarëve besojnë se cilësia e jetës së tyre ka rënë, besimi në sistemin e drejtësisë është 3-4%. Nuk besohet në shtetin ligjor, nuk besohet në një hap përpara në Evropë, ekziston situatë katastrofike ekonomike, jemi të fundit për nga rritja dhe jemi të dytët për nga mjerimet në Evropë. Andaj do e përsëris edhe njëherë, kjo përbërje e kuvendit, këto deputetë në Kuvend nuk kanë mandat për ndryshimet e Kushtetutës”, deklaroi Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Marketing