VMRO-DPMNE: LSDM e varrosi shtetin juridik

Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim thonë se Zoran Zaev duhet ta dëgjon zërin e popullit. Sipas tyre 1.2 milion qytetarë të cilët nuk pajtohen me ndryshimin e emrit, identitetit, gjuhës dhe historisë së Maqedonisë.

Marketing

“Qytetarë të cilët nuk pajtohen me politikat antishtetërore të qeverisë së LSDM-së dhe kapitulimin që po ia imponon Zoran Zaevi. Populli maqedonas edhe njëherë tregoi vendoshmërinë e tyre. Përskaj gjithë kërcënimeve, shantazheve dhe presioneve të pushtetit, populli prap mbrojti indentitetin kombëtar. Zaev e varrosi shtetin e së drejtës, e shkeli të drejtën dhe drejtësinë. Gjykimet dhe akuzat po shkruhen në Bihaçka”, thuhet mes tjerash në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së.