VMRO-DPMNE: LSDM-ja tregoi se karriera e Zaevit është më rëndësishme se interesat

Populli i Maqedonisë zgjodhi që mos ta ndryshojë emrin e shtetit dhe identitetin kombëtar. Vendimi i Zoran Zaevit që t’i iniciojë ndryshimet kushtetuese për fshirjen e Republikës së Maqedonisë është shkelje e popullit të vet, nënçmim i tij dhe mohim, kumton Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së.

Marketing

“Zaevi me siguri është tmerrësisht i kushtëzuar për krimet që i ka bërë, pasi hoqi dorë nga populli dhe shkon në kundërshtim me zgjedhjen e qytetarëve. LSDM-ja vazhdon me shkeljen e ligjeve dhe Kushtetutën. Qeveria e Zaevit në mënyrë të turpshme vendosi të mos e respektojë vullnetin e qytetarëve, të cilët i thanë jo marrëveshjes kapituluese nga Prespa. Mbi 1,2 milionë qytetarë qartë i thanë jo ndryshimit të emrit, identitetit, gjuhës dhe historisë së Maqedonisë, i thanë jo politikave të qeverisë së LSDM-së dhe Zaevit”, thuhet në kumtesë.

Mospranimi, thuhet më tej në kumtesë, “i propozimit për formimin e prokurorisë së pavarur dëshmon se ky pushtet është promotor i krimit, padrejtësisë dhe është në koalicion me nëntokën kriminele në Maqedoni”.

“Zaevi është njeri i frikësuar. Frikohet pasi din se nuk e ka përkrahjen e qytetarëve për politikat e tij. Ai frikësohet nga zgjedhjet korrekte dhe demokratike, ku populli do ta dërgojë në pension politik dhe do t’i japë fund karrirës së tij dështuese politike, ndërsa Maqedonia do të fitojë”, thuhet në kumtesën e Qendrës për komunikime e VMRO-DPMNE-së.

Marketing