Ballina Lajme Maqedoni VMRO-DPMNE: Negociatat në fazë progresi – ndarja e posteve sipas mandateve në...

VMRO-DPMNE: Negociatat në fazë progresi – ndarja e posteve sipas mandateve në Parlament!

VMRO-DPMNE vazhdon të insistojë se procesi negociues për Qeverinë e ardhshme bazohet në parime – eurointegrimet, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe reformat për rritje të përshpejtuar ekonomike.

Marketing

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se kanë kujdes edhe për zgjidhjet personale që ofrohen në negociatat me partnerët e koalicionit, që sipas tyre, nuk duhet të jenë të kompromituar dhe duhet t`u përkushtohen reformave.

Stoilkovski potencoi se gjatë negocatave bëhet kujdes për cilësinë dhe ndarjen e “kulaçit” qeveritar, sic tha, duke marrë parasysh deputetët e fituar nga VMRO-DPMNE-ja.

“Për momentin mund të them se negociatat janë në fazë progresi, por ende nuk kemi marrëveshje përfundimtare dhe deri në zyrtarizimin nuk do të bëjmë publike detajet. Bisedohet për resorë të natyrës ekonomike dhe politike, por kryesorja është të pranohen parimet e Qeverisë dhe përcaktimet e përgjithshme programore. Negociatat do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim” – tha Naum Stoilkovski, VMRO.

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë prononcimit të së premtes nga Struga paralajmëroi se së shpejti do të formohet qeveria e re, kurse i paralajmëroi Ministrat e rinj, që sic tha, janë të pranishëm në këtë ngjarje, se do të përballen me pasoja dhe përgjegjësi nëse bëjnë krime dhe merren me lojra në prapaskenë.

Nga koalicioni VLEN nuk I zbulojnë emrat e bartësve të funksioneve qeveritare, por përmenden Kryeparlamentari, Zv/Kryeministri I Parë, 6 Ministra, 7 Zv/Ministra dhe pozita udhëheqëse në më shumë agjenci dhe drejtori.

Nga partia “Znam” e Maksim Dimitrievskit thonë se nuk kanë marrë ftesë zyrtare që t`i bashkangjiten koalicionit qeveritar, por nëse marrin, fillimisht do të punojnë rreth harmonizimit të programit e më pas për zgjidhjet kadrovike.

Marrëveshja përfundimtare pritet të arrihet deri të martën më 28 maj, për kur është caktuar seanca konstituive e Parlamentit.

Qeveria e re duhet të formohet deri më 20 qershor.

Exit mobile version