Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, sot përmes një kumtese ka akuzuar partinë në pushtet LSDM, se brenda një viti ka arritur ta shkelin rendin në shtet. Nga kjo parti thonë se “Prokuroria dhe gjykatat në vend që të ndjekin krimin, ata kanë dalur në anën e tyre dhe i mbrojnë”.
“Për më pak se dy javë Zaev dhe LSDM tentuan që nga shteti të vjedhin 45 milionë euro. Zaevi vjedhjen e shtetit, po tenton ta kompensojë me shitjen e interesave kombëtare dhe shtetërore. Edhe pse u betua se nuk do ta ndërrojë emrin e shtetit, identitetin dhe gjuhë, ai po e bën të kundërtën”, thonë nga partia opozitare, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ata më tej shtojnë se Zaevi nga Maqedonia ka bërë shtet pa të kaluar dhe pa të ardhme.
“Zaevi dhe LSDM-ja janë të frikësuar, e dinë se qytetarët nuk do të lejojnë që qeverisja e krimit të vazhdojë, e dinë se populli i ka lexuar”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE.