VMRO-DPMNE: Politika t’i largojë duart nga sistemi i drejtësisë

LSDM-ja dy vite e shkatërroi shtetin. Ekono(MEDIAL)e cila po fundoset, qytetarë të varfër të cilët mezi presin që të largohen nga vendi dhe shteti jofunksional juridik është pasqyra për Republikën e Maqedonisë pas dy viteve pushtet të LSDM-së.

Marketing

Qeverisja e LSDM-së do të mbahet mend për rastet brutale të montuara politike, të zbatuara përmes Ruskovskës prokurorisë dhe gjyqësorit të Kacarskës, të cilat në vend se sipas drejtësisë, ndiqnin dhe gjykonin sipas urdhrave të Zaevit.

Inkuizicioni bashkëkohor të cilin e zbatoi Zaevi është turp për shtetin. Ky drejtim vendosi në burg persona të pafajshëm, të cilët pa kurrfarë dëshmi janë lënë që të bredhin burgjeve.

Republika e Maqedonisë nuk guxon më që të tolerojë kompromise me drejtësinë, drejtësi duhet të ketë. Ligji duhet të respektohet. Politika duhet t’i largojë duart nga sistemi i drejtësisë.

Gjyqësori jofunksional shkakton edhe negativë ndaj ekonomisë, e cila dy vite fundos 500.000 qytetarë që jetojnë në pragun e varfërisë dhe mezi lidhin fundin me fundin.

Punë gjendet vetëm nëse ke lidhje farefisnore me ndonjë funksionar në pushtet, ndërsa biznes ose tender marrin vetëm firmat e familjes Zaev dhe Angjushev.

LSDM-ja e largoi shtetin nga qytetarët dhe shkaktoi dëme të mëdha, si ndaj shtetit, ashtu edhe ndaj qytetarëve dhe jetëve të tyre.

Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së

Marketing