VMRO-DPMNE: Qëllimi i LSDM-së është nënçmimi i popullit maqedonas

Nuk ka nënçmim më të madh se sa të turpërohesh nga himni dhe garda e vet, ndërkaq të marrësh rrogë nga shteti dhe nga qytetarët, interesat e të cilëve duhet t’i përfaqësish dhe mbrosh.

Marketing

Zoran zaev është njeri pa dinjitet.

Zoran zaev i shkeli të gjitha protokollet gjatë vizitës së djeshme të Aleksis Ciprasit me anashkalimin e himnit të Maqedonisë s,Veriut dhe injorimin e gardës së shtetit.

Zoran Zaev gjatë dy viteve e gjysmë  tërësisht e tjetërsoi shtetin.

Zoran Zaev pasi që u turpërua dhe frikësua të thotë se ekziston pakicë maqedonase në Greqi e cila e flet gjuhën maqedonase, tani turpërohet dhe frikësohet në Maqedoni të qëndrojë drejtë para himnit.

Që këtu, logjike është të parashtrohen pyetjet:

Nëse Zoran Zaev turpërohet nga himni maqedonas apo ka qenë i shantazhuar nga kryeministri Cipras që të mos intonohet?

Nëse Zoran Zaev mori kërcënime që të mos e intonojë himnin maqedonas siç ka urdhëruar çdoherë protokolli kur kanë ardhur mysafirë të lartë në vend?

Nëse himni është i ardhshmi për ndrshim nga simbolet që e paraqesin shtetin dhe shtetësinë?

Zaev po bën politika në dëm të popullit maqedonas. Zaev hoqi dorë nga gjithçka që është maqedonase, Zoran zaev e shkeli Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë.

Në nenin 25 të Ligjit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Maqedonisë, qartë qëndron se: Himni i Republikës së Maqedonisë intonohet:

  1. gjatë përcjelljes së presidentit të Republikës së Maqedonisë për vizita zyrtare në shtete të tjera dhe gjatë kthimit të tij në Republikën e Maqedonisë;
  2. gjatë ardhjes zyrtare në Republikën e Maqedonisë, përkatësisht gjatë përcjelljes nga Republika e Maqedonisë e presidentit të shtetit, përfaqësues sovran apo i autorizuar i organizatës ndërkombëtare;
  3. gjatë vendosjes së kurorave me lule në varreza ushtarake, varreza të luftëtarëve të rënë dhe në vende të ngjashme nga ana e përfaqësuesve zyrtarë të Republikës së Maqedonisë, dhe
  4. në raste të tjera të parapara me ligj.

Qëllimi i vetëm i LSDM-së, Pendarovskit dhe Zaevit është nënçmimi i popullit maqedonas dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Prandaj kjo sjellje e paturpshme duhet të ndërpritet.

Qytetarët duhet t’i venë fund sjelljes së paturpshme të Zaevit dhe kopjes së tij Pendarovski.

Zgjedhjet presidenciale më 21 prill janë referendum për qytetarët e Republikës së Maqedonisë për atë se në çfarë shteti dëshirojnë të jetojnë. Prandaj qytetarët di të zgjedhin president i cili do të luftojë për ruajtjen dhe kthimin e dinjitetit, drejtësisë dhe sundimit në Republikën e Maqedonisë, e kjo është e mundur vetëm me prof.dr. Gordana Siljanovska Davkova.

Qendra për komunikim e VMRO-DPMEN-së

Marketing