VMRO-DPMNE: Skandal diplomatik me emërimet në NATO

VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkon përgjegjësi nga presidenti, Stevo Pendarovski, dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, për kandidatët që i propozuan NATO-s të cilët nuk e kaluan vetingun. Reagimi i saj vjen pasi presidenti, Stevo Pendarovski, konfirmoi se deri tani 2 nga 150 emrat e propozuar nga Maqedonia e Veriut janë refuzuar nga NATO, njëri prej të cilëve përfaqësuesi i lartë ushtarak, Zoran Sekullovski.

Marketing

Ky i fundit nuk u pajis me certifikatë sigurie si pasojë e vetingut, që bëhet rreth korrupsionit ose lidhjeve me armiq të NATO-s. Prandaj VMRO DPMNE vlerëson se pushteti ka bërë skandal të madh diplomatik, me të cilën ka diskredituar vendin dhe ka prishur besimin e ndërtuar ndër vite mes vendit dhe aleancës.

“Znj. Shekerinska procesi i verifikimit të kandidatit përpara dërgimit është normal dhe i nevojshëm, por është e papërgjegjshme ta nxirrni emrin e tij në opinion para se t’i kalojë të gjitha fazat. Është e papërgjegjshme ta merrni atë person në takim me Ministrin e Mbrojtjes së SHBA-ve dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, kështu i bëni dëm personit, institucionit ku e dërgoni dhe shtetit. E dyta, edhe më joserioze është që pa e verifikuar, ta dërgoni personin për punë në Bruksel dhe pa një viti e njëjti t’iu kthehet shkaku i pengesave të sigurisë”, deklaroi Dragan Kovaçki nga VMRO DPMNE.

Sipas tij edhe më shqetësuese dhe skajshmërisht e papërgjegjshme është që pikërisht kandidati për Përfaqësues të Lartë Ushtarak ishte kryetar i Komisionit për zgjedhjen e personave për dërgim jashtë shtetit, përfshirë dhe për misionin e Maqedonisë në NATO.

Marketing