VMRO-DPMNE: Sulmi ndaj Mizrahit, gjuhë urrejtjeje

VMRO-DPMNE akuzon ndërkohë pushtetin se po përhap gjuhë urrejtje dhe antisemitizëm. Sulmi i funksionarëve të LSDM-së ndaj ministres, Rashela Mizrahi, në bazë fetare e etnike, vetëm sepse i përket komunitetit hebre, është shembull eklatant i gjuhës së urrejtjes, thonë nga VMRO.

Marketing

“Aktivistja e të ashtuquajturit “Revolucioni laraman”, Vidana Boshkova Micevska, në stilin e Smailovic, e quajti VMRO-DPMNE një parti fashiste dhe Rashela Mizrahi një çifute që punon me nazistët. Këshilltari i Zaevit, Zoran Bojarovski që paguhet me paratë e popullit, në rrjetet sociale mbështet antisemitizmin dhe përhapjen e urrejtjes mes qytetarëve. Gjuha e urrejtjes që e përhap LSDM-ja në stilin e nacistëve të shekullit të kaluar duhet të përfundojë menjëherë.”,- tha Zhaklina Peshevska nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO kërkojnë që kreu social-demokrat të kërkojë falje për gjuhën e urrejtjes të zyrtarëve të parisë së tij dhe të shkarkojë nga postet në qeveri dhe parti funksionarët që e përhapin këtë gjuhë.

Nëse LSDM nuk ndërmerr hapa drejt sanksionimit të gjuhës së urrejtjes, do të konsiderojmë se antisemitizmi dhe gjuha e urrejtjes mbështetet dhe udhëzohet direkt nga maja e LSDM-së, thotë opozita maqedonase.

Marketing