oran Zaev po punon kundër vullnetit të popullit, i cili u shpreh më 30 shtator, thuhet në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së.
Nga VMRO konsiderojnë se populli publikisht tregoi se nuk pranon ndryshim të emrit dhe këtë çdo politikan duhet ta respektojë.
“Zoran Zaev gjithçka që bënë, duke përfshirë dhe ndryshimin e emrit me dhunë, me qëllim të ngelet në Qeveri dhe të plaçkitë shtetin nëpërmjet tenderëve kriminel. Aparati shtetëror tanimë 2 vite është jofunksional, nëvend reforma dhe projekte, Qeveria është orientuar kah shitja e interesave shtetërore dhe kombëtare”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së opozitare.
Nga kjo parti shtojnë se arsimi është në kaos, shëndetësia ka rënë në gjunjë, ndërsa bujqësia në dëshpërim.
“Bukvalisht gjithçka është në zi. Të zezat që i sollën çdo ditë nuk mund ti fshijnë me shitjen e emrit. Zoran Zaev është njeriu që do të mbahet mend si politikani që ka shitur Maqedoninë. Zoran Zaev nuk punon për qytetarët dhe shtetin, por për interesat e tija personale”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga partia thonë se të zezat nuk guxojnë të jenë e përditshmja jonë, por përsëri do të ketë agim për Maqedoninë.