VMRO-DPMNE: Vota për Pendarovskin është votë për mbrojtje të nepotizmit

Partia më e madhe maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese me shkrim thonë se mbështetja për Stevo Pendarovskin është mbështetje që të vazhdon mbushja e administratës shtetërore me familjarë të funksionarëve, për derisa kuadro të ri profesional po lëshojnë vendin.

Marketing

“Vota për Pendarovskin është votë për Mira Dizel, e cila e punësoi djalin në ELEM, i cili ende nuk ka dhënë dorëheqje. Vota për Pendarovskin është votë edhe për Mileva Georgieva, Kostadin Kostadinov, Frosina Remenski dhe funksionarë të tjerë të cilët administratën publike e shohin si mjet për tu kujdesur për familjarët. KSHPK në vend që të pret pas zgjedhjeve, duuhet tani ta publikon raportin për nepotizëm dhe ndikim gjatë punësimeve”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare.

Nga VMRO-DPMNE mes tjerash thonë se qytearët më 21 prill dhe 5 maj do t’i thonë jo politikave të së kaluarës, të nepotizmit, krimnalitetit dhe korupsionit, qytetarët do t’i thonë Jo Stevo Pendarovskit.

Marketing