VMRO: E pamundur që shteti të mos dinte asgjë për Gruevskin

VMRO-DPMNE-ja përgjegjësinë për arratisjen e Nikolla Guevskit nga shteti e hedhin tek Qeveria dhe siç i quajnë ata gjykatat e kapura nga politika. Partia e ish kryeministrit Gruevski kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zaev dhe ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski për përndjekjen politike që po i bëhet kryetarit të nderit.

Marketing

ËSHTË DËNIM POLITIK DHE I PADREJTË NGA NJERËZ QË LIDHJET E TYRE SHPESH HERË I PERËNDIM SE KANË LIDHJE ME GJYQIN. AJO QË KËRKOHET NË KËTË MOMENT ËSHTË DORËHEQJA E PAREVOKUESHME E MINISTRIT PËR NDJEKJE DHE TERROR, OLIVER SPASOVSKI”- U SHPREH NAUM STOILLKOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO-DPMNE-SË.

Aleanca për Shqiptarët akuzon pushtetin për largimin e Gruevskit nga vendi. Lideri i ASH-së, Ziadin Sela kërkoi që kryeministri Zaev të dorëhiqet dhe bashkë me zgjedhjet presidenciale të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

QEVERIA DHE KRYEMINISTRI DUHET TË JAPË DORËHEQJE DHE MENJËHERË PAS KËSAJ NE VEND TË FORMOHET QEVERI EKSPERTËSH TË CILËT DETYRË KRYESORE DO TË KENË PASTRIMIN NGA ELEMENTET KORRUPTIVE, NËN INFLUENCË TË POLITIKËS SË ATYRE QË PËRBËJNË SISTEMIN E DREJTËSISË DHE GJYQËSISË DHE BASHKË ME ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TË ORGANIZOHEN EDHE ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PARLAMENTARE”- DEKLAROI ZIADIN SELA, KRYETAR I ASH-SË .

Lëvizja Besa ngre dyshimet, Gruevski iku apo u largua me ndihmën e pushtetit.

A IKU APO GRUEVSKI U NDIHMUA QË TË IKË, APO U LEJUA NGA ANA E INSTITUCIONEVE SHTETËRORE PRA ORGANEVE QË JANË MË PËRGJEGJËS PËR FAKTIN QË GRUEVSKI TË MOS JETË NË BUDAPEST POR NË SHUTKË”- POHOI FADIL ZENDELI, DEPUTET I LËVIZJES BESA.

BDI hedh poshtë akuzat ndaj tyre se janë të përfshirë në largimin e Gruevskit nga vendi. Deputeti Artan Grubi, akuzat ndaj subjektit të tij i quajti produkt i mendjeve të prishura të opozitës.

BDI DHE ASNJË FUNKSIONAR I BDI-SË NUK KA ABSOLUTISHT ASNJË LIDHJE ME PROCESIN GJYQËSOR NË TË CILIN AKUZOHET DHE ËSHTË DËNUAR ISH KRYEMINISTRI GRUEVSKI DHE AQ MË PAK TË KETË CFARËDO LLOJ LIDHJE ME IKJEN E TIJ NË HUNGARI DHE KËRKIMIN E TIJ PËR AZIL POLITIK”- THA ARTAN GRUBI, DEPUTET I BDI-SË.

Arratisjen e Gruevskit dhe mos reagimin e institucioneve në kohë e dënuan edhe subjektet tjera parlamentare.

Marketing