VMRO i thotë PO kryeministrit shqiptar

Larg syve të opinionit publik , të dy partitë maqedonase LSDM dhe VMRO po bëjnë përpjekje për të siguruar numrat për formimin e Qeverisë së re .Pas zgjedhjeve të 15 Korrikut fituese doli LSDM por rezultati është shumë i ngushtë me kundërshtarin e tyre politik që u jep mundësi thuajse të barabarta për të formuar qeverinë. BDI mbetet partia kryesore në këtë mes shkruan TetovaSot.

Marketing

Një informacion i rëndësishëm vjen rreth kryeministrit shqiptar ,kërkesë maksimaliste e BDI-së në zgjedhjet e 15 korrikut që për partinë shqiptare ishte edhe një fitore e rradhës në kampin shqiptar.

Burime të TetovaSot bëjnë të ditur se partia maqedonase VMRO-DPMNE e Hristijan Mickovskit i ka thënë PO kryeministrit shqiptar.Informacionet flasin se në një marrëveshje të tillë VMRO është pajtuar me partinë e Ahmetit që dy vite ti jepet kryeministri BDI-së dhe dy VMRO-DPMNE-së. BDI dhe VMRO-DPMNE kanë bashkërisht 59 deputetë ndërsa i duhen edhe dy të tjerë për të formuar Qeverinë e ardhshme ndërsa në këtë mes hyn partia maqedonase “Levica” që ka dy deputetë.TetovaSot