Partia më e madhe në opozitë nuk heq dorë nga kandidati i tyre për emrin e ministrit të Punëve të Brendshme.
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski sot i bëri thirrje pushtetit që të mos e zvarris procesin dhe mos e kontestojë kandidatin e tyre duke thënë se kjo nuk mund ti shpëtojë nga humbja në zgjedhke.
I pyetur nga gazetarët nëse do të nominojnë kandidat tjetër dhe si do taa kalojnë këtë ngërç, Stoilkovski tha se sot dhe ditëve në vazhdim ka kohë të mjaftueshme për konsultime shtesë rreth kësaj çështje. Ndryshe, VMRO-DPMNE e ka propozuar Dragan Kovaçkin për ministër të ri të MPB-së.