Zëdhënësi i VMRO_ DPMNE-së, Naum Stoillkovski nëpërmjet një konference për shtyp tha se “organizata joqeveritare e Bojan Jovanovskit është e përfshirë në transaksione të dyshimta.
Stoillkovski përmendi se gruaja që ka marrë 720.000 euro nga një biznesmen për ide për ndërtim të banesave thotë se të gjitha paratëia ka marë organizata e Bojan Jovanovskit, Frosina Remenskit dhe Kostadin Kostadinovit.
Ai theksoi se se derisa prokurorja Vilma Ruskovska është në pushim, ka gjasa të fshihet ndonjë kompjuter, të formatohet ndonjë telefon, të ndikohet në ndonjë dëshmitar apo të merret haraç ndonjë biznesmeni.
Prokuroria e Ruskovskës nëse me të vërtetë dëshiron ta zbardhë rastin atëherë duhet të hetojë punën e kësaj organizate joqeveritare. Këtë nuk po e bën. A frikësohet se nëse fillon të prek punën e organizatës së Boki 13 do të arrijë te funksionarët e LSDM-së, madje edhe vet te Zaev, për të cilin Boki 13 deklaronte se i jep mbështetje direkte?” , deklaroi Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.