VMRO: Këshilltarët e Zaevit marrin rroga dhe nuk shkojnë në punë

VMRO-DPMNE ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se ka punësuar një këshilltar të ri për çështje sociale.

Marketing

“Për derisa 460 mijë qytetarë në Maqedoni jetojnë në varfëri, Zaev përsëri punëson një këshilltar të ri në qeveri dhe për ironi ai do të jetë këshilltar për çështjet sociale. 22% e qytetarëve jetojnë me një vakt në ditë, ndërsa Zaev përdor paratë që qytetarët të paguajnë për shërbëtorin e tij të partisë.

33 prej 57 këshilltarëve të Zaevit nuk shkojnë në punë, gjegjësisht qëndrojnë në shtëpi dhe paguhen. As ushtria e këshilltarëve nuk ka arritur për të shpëtuar Maqedoninë nga katastrofa e mishëruar të kartelit kriminal të udhëhequr nga Zoran Zaev”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se Maqedonia po zhytet në çdo fushë dhe Ljube Boshkovski nuk arriti të tërheqë ndonjë investim të huaj.
“Lençe Nikollovska nuk arriti të rrisë çmimin e blerjes së mollëve në Resnjë nga 1 denarë për dy kilogramë, ndërsa fermerët në vend që të shesin ato i kanë hedhur në rrugë në shenjë proteste”, thonë nga partia opozitare.

Marketing