VMRO-DPMNE ka akuzuar partinë në pushtet LSDM-në se me mënyrën e qeverisjes së tyre po rrezikojnë të ardhmen e vendit.
“LSDM që tre vite po shkatërron shtetin. Republika e Maqedonisë është viktimë e papërgjegjësisë, krimit dhe korrupsionit të pushtetit.
LSDM me qeverisjen e tyre po rrezikon të ardhmen evropiane të shtetit”, thuhet në deklaratën e VMRO-së.
Nga atje thonë Zoran Zaev është fajtor i drejtpërdrejt nëse vendi nuk merr datë për fillimin e bisedimeve. Në vend që përparimit me reformat, Zaev u morr me krimin.