VMRO: Më 12 prill përfundon karriera politike e Zaevit

VMRO – DPMNE sot me anë të një komunikate për media ka thënë se banda kriminele e udhëhequr nga kryeministri Zaev ka ngrirë jetën e qytetarëve dhe në vend të jetës, sipas tyre, ka sjellë neveri dhe mjerim.

Marketing

“Nuk ka fund për nënçmimet, zhvatjen, krimin, korrupcionin dhe përndjekjen politike. Në Maqedoni në vend se drejtësi dominon kryesia kriminele dhe klani Zaev të cilëve gjërat më të rëndësishme u janë marihuana dhe tenderët kriminel. Për këtë qeveri kriminele nevojat dhe interesat e qytetarëve janë të pa rëndësishme, është e rëndësishme që në shpinë të qytetarëve të mbushin xhepët e tyre”, thuhet në komunikatën e VMRO – DPMNE-së.

Në komunikatën e VMRO – DPMNE-së gjithashtu thuhet se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 12 prill, do të merr fund karriera politike e kryeministrit Zoran Zaev.

Marketing