Republika e Maqedonisë është vrima e zezë në rajon dhe në Evropë në raport me numrin e të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi.
Qytetarët janë lënë vetëm, ndërsa Zaev dhe Filipçe vetëm i numërojnë jetët e humbura dhe gënjejnë se epidemia është mposhtur dhe se e kanë nën kontroll gjendjen.
Zoran Zaev dhe Qeveria e kryesuar nga LSDM kursesi të gjejnë plan për përballje me pasojat nga koronavirusi.
Zaev dhe Qeveria e kryesuar nga LSDM nuk kanë plan se si të organizohet sistemi shëndetësor. Përderisa të gjithë shënojnë rënie të numrit të të sëmurëve dhe të vdekurve, në Maqedoni rritej numri i tyre, ndërkaq nuk dinë se si më tutje me të ashtuquajturën valë vjeshtore të koronës.
Qeveria e kryesuar nga LSDM nuk ka plan as për përballje me pasojat ekonomike të cilat dolën nga kriza e koronës, ndërsa pasojat ekonomike po bëhen gjithnjë e më të dukshme nga dita në ditë.
Eksporti i mallrave nga shteti në periudhën janar – qershor shënoi rënie për 24 për qind në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.
Zaev dhe Qeveria e kryesuar nga LSDM për vetëm tre muaj e rriti borxhin publik për më shumë se një miliardë euro. Nuk ka as projekte kapitale, as dikush i ka parë ato para, ndërsa plotësisht, Qeveria vazhdon me detyrim të ri.
Zaev dhe Qeveria e LSDM-së dinë të zbatojnë vetëm praktika të këqija, ndërsa qytetarëve të Maqedonisë u nevojitet plan dhe strategji me krizën.
Qendra e VMRO-DPMNE-së për komunikim