VMRO: Me Zaevin Maqedonia nuk mund të merr raport pozitiv nga GRECO

Maqedonia asnjëherë në historinë e saj prej se është anëtare e grupit të shteteve në luftë kundër korrupsionit pranë Këshillit të Evropës nuk ka marrë raport negativ nga GRECO.

Marketing

Evidente është se Zoran Zaev dhe LSDM qëndrojnë pas krimit dhe korrupsionit në shtet. Arsyeja është e qartë, Qeveria e LSDM-së është strofull e korrupsionit në shtet, ndërsa funksionarët partiak dhe shtetëror të LSDM-së, nocion për politikanë të korruptuar.

Maqedonia nuk mund të marrë raport pozitiv për luftën me korrupsionin nga GRECO kur vetë Zoran Zaev ishte amnistuar nga Gjykata për kërkim të ryshfetit prej 200 mijë euro nga biznesmeni i Strumicës, derisa ai ishte kryetar i komunës së Strumicës. Edhe pse i gjithë opinioni në vepër e pa Zaevin se si kërkon 1 euro për Vicen, 1 euro për Kishën, gjykata nën presion vendosi ta amnistojë Zaevin për krimin e rëndë 200 mijë euro.

Pas shembullit të Zaevit, organet e përndjekjes e kualifikuan akuzën edhe për kryetarin e komunës së Novo Sellës, Boro Stojçev për të cilin Zaev shumë herë ka thënë se është mik i tij.

Prokurori publik njëjtë sikur në rastin e Zoran Zaevit, mungonte vetëm t’i kërkojë falje që ia ka prishur qetësinë dhe e kanë shqetësuar derisa ai ka kontrabanduar.
Me një fotografi të tillë të gjyqësisë, as nuk mund të presim, as që duhet të presim raport pozitiv nga Këshilli i Evropës për ballafaqim me korrupsionin në shtet.

Zoran Zaev e përdor buxhetin shtetëror si llogari të tij personale, ndërsa grantet dhe tenderët si valutë pagesore ndaj funksionarëve shtetëror dhe partiak, të cilët punojnë për interesat partiake dhe janë më meritorët për shkatërrimin e interesave shtetërore dhe kombëtare.

Zeron në ekonomi, Zaev e plotësoi me njësh në luftën me korrupsionin. Nuk mund të presim asgjë më shumë nga karteli kriminal në pushtet i cili punon vetëm për interesat e tij dhe pasurohet në kurriz të qytetarëve të zakonshëm.
Qendra për komunikim nga VMRO-DPMNE