VMRO: Nëse Kovaçevski pranon zgjedhjet në maj, atëherë le ta shpërndajë qeverinë

Meqë Kovaçevski është i kënaqur me kërkesën për zgjedhje në maj, le ta shpërndajë qeverinë në shkurt dhe le të shkojë Maqedonia në zgjedhje, thonë nga VMRO-DPMNE.

Marketing

“Falënderojmë Kovaçevskin që publikisht u kënaq me kërkesën për zgjedhje në maj dhe nëse është e pranueshme për të, qeveria të shpërndahet në shkurt dhe Maqedonia të shkojë në zgjedhje.

Shpresojmë që në mes dy takimeve strategjike për të kërkuar ndihmë të huaj për trajtimin e qenve të pastrehë dhe pritjes së listës së detyrave që duhet t’i sjellë Ali Ahmeti pas takimit në Tiranë, Kovaçevski nuk do ta ndryshojë mendjen dhe të ikë nga zgjedhjet e majit”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.