VMRO organizon marsh protestues në Strumicë

VMRO-DPMNE-ja akuzon kryeministrin Zoran Zaev për fillim të fushatës për siç e quan të Marrëveshjes kapitulluese mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit. Sipas partisë opozitare Zaev po luan me ndjenjat e qytetarëve para se të dihet nëse marrëveshja do të ratifikohet dhe para se të vendoset për referendumin. Nga VMRO-ja kujtojnë se ratifikimi me dhunë i kësaj marrëveshje do të ketë pasoja penale.

Marketing

Derisa me dhunë po tentohet që të imponohet kjo marrëveshje kapitulluese për sistemin kushtetuese, Zoran Zaev ka nisur fushatën për pashmangshmërinë e kapitullimit. Këtë kampanjë Zaev e ka filluar para se kjo marrëveshje kapitulluese të ratifikohet dhe para se të merret çfarëdo vendimi për referendumin – tha Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja ka paralajmëruar protesta të reja të dielën, por kësaj radhe në Strumicë. Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski bëri thirrje për protestë, për siç thotë ai që t’i jepet fund të ardhmes të cilën nuk e duan qytetarët.

Ju bëj thirrje në për marsh protestues të dielën në Strumicë në orën 13. Do të mblidhemi në parkun e Strumicës e deri tek Komuna e Strumicës. Bashkërisht, në pajtueshmëri dhe të vendosur si disa herë që jemi mbledhur dhe do të mblidhemi përsëri të themi PO, Maqedonia do të fitojë – u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM porosisin liderin e opozitës dhe partinë e tij që të mos e shprehin nervozizmin tek qytetarët. Sipas socialdemokratëve, VMRO-DPMNE-ja po shfryen mllefin e paaftësisë saj për të zgjidhur çështjen e emrit plot 11 vite.