VMRO-DPMNE-ja opozitare ka reaguar lidhur me “fshesën” e Zaevit. Sipas tyre, ky është një rikonstruim kozmetik i Qeverisë, e fakti që kryeministri do të drejtojë sektorin e financave, sipas opozitarëve, do të thotë se më afër parave të qytetarëve do të jetë familja Zaev.
Zaevi dhe LSDM-ja për politikat e tyre shkatërruese ekonomike tashmë nuk do të mund të nxirren në ministrin Tevdovski, por personalisht Zaevi do të jetë përgjegjës për katastrofën ekonomike që në vazhdimësi është duke na ndodhur dhe për të cilën na paralajmërohen ditë edhe më të zeza”.- u shpreh Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE