Një ditë pas publikimit të raportit të progresit për Maqedoninë e Veriut, opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE mbetet e bindur se vendi mund të marrë datë për negociata as këtë vit.
Partia e Hristijan Mickoskit thotë se kjo është pasojë e mungesës së reforma thelbësore.
“Rekomandimi i përsëritur i këtij viti vetëm tregon se vitin e kaluar Zaev dhe Dimitrov ashtu si edhe Qeveria gënjyen se ka datë për fillimin e negociatave për anëtarësim. Nuk ka, sepse nuk ka reforma. Nuk ka pasur reforma vitin e kaluar dhe nuk ka reforma as këtë vit. Siç qëndrojnë tani punët, nuk do të ketë datë për negociata as këtë vit”-tha Aleksandër Nikollovski, VMRO-DPMNE .
Por, eurokomesari i BE-së për zgjerim Johanes Han, përsëri, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve MIA shprehet i bindur se vendet anëtare të unionit do të vendosin në favor të Maqedonisë së Veriut.
“Duke pasur parasysh përparimin e dukshëm që bëri Maqedonia e Veriut, jam i bindur që vendet anëtarë do të japin dritë jeshile para verës… Siç them gjithmonë: nëse vendet tona partnere përmbushin, vendet anëtare duhet po ashtu të përmbushin”-pohoi Johanes Han, eurokomisar.
Për ekspertët, raporti i progresit ka qenë mjaftë pozitiv me një rekomandim të qartë për fillimin e menjëhershëm të negociatav.
Por, deri në fund të vitit, sipas Aleksandër Jovanovskit, vendit i mbetet akoma punë në zbatimin e reformave, veçanërisht në gjyqësor dhe siguri.
Në raportin e Komisionit Evropian për zgjerimin e BE-së thuhet se Maqedonia e Veriut është shembull i mirë i ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe përmbushjen e të gjitha kushteve të vendosura më herët.
Aty rekomandohet çelja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duke i cilësuar të dyja vendet si plotësisht të gatshme.