VMRO: Qeveria për vete një bukë e paguan 41,4 deri në 76,6 denarë

Nga VMRO-DPMNE kanë kritikuar qasjen e ekzkutivit pas vendimit të Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës në 33 denarë, përcjell TV21. Nga VMRO thonë se Qeveria deri sa lavdërohet për këtë veprim, ekzekutivi për vete furnizohet me bukë 30 deri 100 për qind më të shtrenjtë.

Marketing

“Flasin për çmime prej 33 denarëve, ndërsa Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë ka lidhur kontratë për blerjen e bukës së bardhë me çmim prej 41,4 denarë prej 450 gramëve, në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Por që të jetë më e madhe hipokrizia e këtyre kriminelëve, buka e bardhë me afat të zgjatur paguhet për 75,6 denarë për 450 gramë”, thonë nga VMRO-DPMNE.