VMRO sërish akuzon Qeverinë se nuk po ndërmerr masa kundër ndotjes së ajrit

Maqedonia po ngulfatet nga smogu. Niveli i ndotjes së ajrit të grimcave kancerogjene PM10, gjatë natës së mbrëmshme nëpër qytetet e Maqedonisë ka kaluar 10 herë më shumë se norma e lejuar.

Marketing

Zaevi po e mbyt shtetin. Premtonte ajër të pastër gjatë qeverisjes së tij, tani dy vjet ai dhe ministrat e tij, por edhe kryetarët e komunave po flejnë nëpër kolltuqet e Kuvendit, luajnë lojëra në telefon, japin deklarata se nuk u interesojnë qytetarët.

Kanë arritur të shpenzojnë 7 miliard nga buxheti, dhe nuk kanë ndërmarrë masa kundër ndotjes së ajrit. Dy vjet nga jeta e qytetarëve kaloi, ndërsa qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për përmirësimin e kualitetit të ajrit.
Në vend se të sjellin vendime, ata po sjellin arsyetime, gjithçka në kundërshtim me atë që po e premtonin gjatë kohës që ishin në opozitë.

Dhe derisa qeveria nuk po ndërmerr asgjë, spitalet shtetërore po mbushen me të sëmurë, me problem të zemrës dhe mushkërive, si pasojë e ndotjes së ajrit.

Qytetarët janë viktima të mosangazhimit të qeverisë. Kjo nuk guxon të vazhdojë, duhet të ndërmerren masa urgjente kundër ndotjes së ajrit. Duhet sa më shpejt të filloj projekti i gazifikimit në të gjithë territorin e Maqedonisë.
Qytetarët kanë të drejtë të thithin ajër të pastër, ndërsa kjo është punë e qeverisë.

LSDM nuk ka më vend për përmirësime. Me secilën ditë të kaluar në qeveri, dëmet në Maqedoni janë më të mëdha. Pikërisht për këtë LSDM duhet të ikë. Ditët e zeza duhet të ndalohen! Agimet po vijnë për Maqedoninë” – thuhet në njoftimin e VMRO – DPMNE

Marketing