VMRO: Zaevi, njeriu që hoqi dorë nga emri shekullor

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNEthuhet që “Zoran Zaev tha gënjeu. I amnistuari fliste se nuk është lindur maqedonas që do ta ndryshoj Kushtetutën me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues. Doli që ai person anti-maqedonas të ketë lindur dhe në histori të të mbahet mend se Zoran Zaev është njeriu që hoqi dorë nga emri shekullor.

Marketing

“I njëjti Zaev në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, me kërcënime i shtyu ndryshimet kushtetuese dhe ndryshoi emrin kushtetues të shtetit. Jo vetëm që e ndryshoi emrin, ndryshoi edhe identitetin, gjuhën dhe historinë e shtetit dhe popullit maqedonas. Me fjalë tjera hoqi dorë nga gjithçka që është maqedonase”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Ata shtojnë se edhe pse në fushatë ai betohej se nuk mendon në veprim të tillë kapitullues, kur e mori qeverisjen për, siç thonë nga LSDM, shpëtim të karrierës politike ai i shiti interesat shtetërore dhe kombëtare.

Nga VMRO-DPMNE thonë se në zgjedhjet e ardhshme kuvendare qytetarët do të vendosin nëse janë “për” Maqedoni të Veriut të nënçmuar apo për Republikë të Maqedonisë e zhvilluar dhe e suksesshme.

Marketing