VMRO:DPMNE: Qeveria dhe Ruskovska e tërheqin procedurën për “Reket”

VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim njofton se pushteti dhe Ruskovska po e zvarrisin procedurën për rastin “Reket”.

Marketing

Nga VMRO-DPMNE pyesin se ku ka përfunduar çanta prej 1.5 milionë eurove, a është financuar fushata e LSDM-së dhe e Pendarovskit me këto para, cilët biznesmenë kanë qenë viktima dhe sa para gjithsej janë marrë si haraç.

“Pushteti po fsheh diçka. Çfarë ka kërkuar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një nga takimet mes Boki 13 dhe viktimës?”, qëndron në kumtesë.

Ata shtojnë se Janeva nuk ka marrë 50.000, por 350.000 euro dhe se çanta ka udhëtuar nëpër shumë lokacione.

“Rushkovska ikë nga e vërteta. Për arsye se nuk dëshiron të hetojë se ku shkuar çanta. Ruskovska po e zvarrit hetimit për shkak se e din se pas ‘haraçi’ qëndrojnë krerët në pushtet”, thuhet në fund të VMRO-DPMNE-së.