Grupi i tifozëve ”Vojvodët” e skuadrës tetovare Teteksi sonte kanë festuar 30 vjetorin e themelimit të klubit të tyre në qendër të Tetovës.
Sheshi Iliria ka qenë e bllokuar rreth 30 minuta deri sa zgjati festa e tifozëve, ndezën fishekzjarrë, dëmtuan parkun e qytetit dhe më e keqja ofenduan shqiptarët në bazë nacionale.
Nuk është hera e parë që grupi i tifozëve Vojvodët ofendojnë shqiptarët kjo ka traditë shumë vjeçare, por vlen të theksohet se policia nuk ndërmori asnjë masë për parandalimin e fyerjeve që ua bënë shqiptarëve. Teteks gjendet në ligën e tretë dhe në vendin e fundit të tabelës.