Volkswagen do të dizajnojë vetë procesorët e makinave autonome

Volkswagen nuk do të qëndrojë nën mëshirën e prodhuesit e çipeve për makinat e saj me sistem vetëdrejtimi.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, shefi i kompanisë Herbet Diesss tha në një intervistë se VW do të dizajnojë vetë çipet e saj për makinat autonome.

Ashtu si Apple dhe Tesla, një gjë e tij do ti jepte VW kompentencë më të lartë në përcaktimin e procesorëve që ka nevojë.

Marketing

Kompania nuk do të përfshihet në prodhimin e çipeve por dëshiron të ketë patentat e saj. Një manovër e tillë do ta bënte VW më teknologjike dhe pavarur.

Tesla ka përdorur harduerin e Nvidia për makinat e para por më pas filloi të prodhonte vetë çipet duke i dhënë kontroll të plotë mbi sistemin e vetëdrejtimin dhe autopilotit.

Nga ana tjetër performanca e lavdëruar që kanë çipet e Apple vinë si rezultat i dizajnimit të tyre nga vetë kompania. /PCWorld Albanian