Von Cramon: Samiti i BE’së për Ballkanin Perëndimor ishte një dështim i plotë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se samiti BE-Ballkani Perëndimor ishte një dështim i plotë dhe se vetëm një person është i lumtur nga kjo situatë dhe ai qëndron i ulur në Kremlin, duke aluduar në Presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin.

Marketing

“Ky samit për Ballkanin Perëndimor ishte një dështim i plotë. Më duhet të pranoj se jam tmerrësisht e zhgënjyer dhe kur Komisioni e quajti veten komision gjeopolitik, m’u duk si shaka. I lanë të udhëtonin në Bruksel dhe nuk u dhanë asgjë, nuk u dërguan asgjë”, tha ajo.

“As Bosnja nuk e mori statusin e kandidatit, që është edhe më keq, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën negociatat e anëtarësimit dhe Kosova nuk mori liberalizimin e vizave, që është një çështje që po zvarritet për katër vjet”, tha më tej.

Kur bëhet fjalë për “Ballkanin e Hapur”, Von Cramon u shpreh se është kjo një nismë “e cila nuk bazohet në parime, nuk bazohet në standarde dhe kritere dhe nëse vazhdojmë me këtë, në fakt do të minojmë procesin e anëtarësimit në BE bazuar në merita”, përfundoi von Cramon.