Von Der Layen: Bisedova me Kovaçevski, jemi gati të nisim bisedimet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen shprehet se komisioni është gati të nisë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për rrugën drejt BE-së.

Marketing

“Telefonatë e mirë me kryeministrin Kovachevski. Lajme të mirëseardhura që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet. Komisioni Europian është gati të nisë procesin e shqyrtimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane”, shprehet Von Der Leyen në një postim në Twitter.