Von Der Leyen nga Parlamenti Evropian: RMV dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet

Kryetarja e Komisionit Evropain Ursula Von der Leyen shpreson se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’i fillojnë bisedimet me BE-në në këto gjashtë muaj, repektivisht në periudhën e presidencës sllovene me BE-në. Përpara eurodeputetëve numri një i ekzekeutivit të BE-së tha se politika e zgjerimit duhet të jetë në vëmendje sepse nga kjo varet besimi ndaj institucioneve të BE-së.

Marketing

“Jam e sigurt se samiti për Ballkanin Perëndimor do të dërgojë sinjal të sigurt për shtetet e interesuara sepse ata janë partner strategjik për BE-në, dhe shpresoj se presidenca sllovene do të mundet të jep dritë jeshile për procedurat me RMV-në dhe Shqiëprinë. Kjo është edhe interes i yni sepse është çështje kredibiliteti. Në BE kemi dhënë premtim dhe premtimi duhet mbajtur.”, tha Ursula Von Der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian