Vosha firmos me Shkupin

Sot u largua nga Makedonija Gjorçe Petrovi, por do të transferohet te Shkupi. Arbi Vosha do të jetë futbollist i skuadrës nga Çairi. Ashtu siç mësohet, Vosha ka arritur akordin me drejtuesit e ish-kampionëve dhe do të jetë përforcim për Shkupin në ndeshjet e Ligës së Konferencës dhe në sezonin e ri garues në elitën e futbollit vendor.

Marketing

Arbi Vosha nuk ka luajtur në asnjë klub tjetër përveç se te Makedonija Gjorçe Petrov. Ai ka fituar dy trofe të Kupës dhe regjistron 113 paraqitje dhe 15 gola në pesë sezone të luajtura me klubin nga lagja e Gjorçes.

Marketing