Ballina Lajme Maqedoni Voska Sport do ti nis përgatitjet me ndryshime, ja kush e merr udhëheqjen...

Voska Sport do ti nis përgatitjet me ndryshime, ja kush e merr udhëheqjen e ekipit

Skuadra e Voska Sport do ti nis përgatitjet me 27 qershor për sezonin e ri të Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Ekipi nga Ohri ka dalur me një njoftim ditën e sotme, duke komunikuar se në sezonin e ri do të paraqiten me shumë ndryshime në formacion si dhe gjithashtu do të udhëhiqen nga Seit Kreka, i cili deri më tani ishte ndihmës i trajnerit, Srgjan Zaharievskit.

Përveç, ndryshimit në pankinë, skuadra shqiptare ka njoftuar se kanë ndryshime edhe tek pjesa e lojtarëve, ku do të kenë krejtësisht formacion të ri në sezonin e ri garues. Voska ka falenderuar të gjithë që kanë shërbyer dhe kanë dhënë kontribut për skuadrën e tyre gjatë periudhës së kaluar, duke iu uruar suksese në vijim. Përgatitjet do ti fillojnë të enjtën në qytetin e Ohrit.

Marketing
Exit mobile version