Vrapçishtë/Punësimet në arsim, BDI: Kuadro joadekuat, Shabani: Akuzat të pabaza

Në konkursin e fundit për punësim në arsim në Komunën e Vrapçishtit, 40 % e mësimdhënësve janë jo adekuat dhe nga 300 mësimdhënës, 100 prej tyre janë me diploma të shkollave të mesme. Këto akuza vijnë nga Dega e Bashkimit Demokratik për Integrin pranë kësaj komune.

Marketing

“Si në të kaluarën edhe sivjet në konkurset e shkollave fillore përsëritet avazi i vjetër që si parim bazë të vlejë hakëmarrja politike, politizimi, familjarizmi, ndarja e orëve mësimore pa asnjë kriter duke degraduar gjithçka, ku si rezulltat i këtyre veprimeve sot në shkollat fillore të Komunës së Vrapçishtit 40% e të punësuarve janë jo adekuat dhe jo kompetent për lëndën arsimore që janë pranu. Edhe këtë vit u larguan një numër i konsiderueshëm që nuk i nĕnshtrohen politikave tĕ nënçmimit, heshtjes ndaj devijimeve që nuk kanë fund. Nga numri i përgjithshëm-rreth treqindë arsimtarë, njĕqind prej tyre janë me shkollim tĕ mesëm ose me profesione të cilët nuk kanë asnjë pikë të pĕrbashkët me arsimin fillorë. Me një fjalë nuk dihet kush çfarë lĕnde ligjeron”,

thuhet në komunikatën e BDI-së, Dega në Komunën e Vrapçishtit. Këto akuza janë të pabaza dhe vijnë nga deputeti i Facebookut. Kështu përgjigjet kryetari i Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani, sipas të cilit këto shkelje nuk mund të bëhen, pasi ligji për arsim është decid se kush mund të punësohet dhe kush është nota mesatare.

BDI e Vrapçishtit ka ngritur akuza edhe ndaj dy drejtorëve të shkollave pranë kësaj komune me pretekstin se kanë punësuar në arsim bashkëshortet e tyre.

“Që injoranca dhe paftyrësia të bĕhet si normale si dy vitet e kaluara edhe këtĕ vit drejtori i shkollës fillore “Naim Frashëri” në fshatin Negotinë, Bejtulla Kamberi nĕ konkurs nĕ këtë shkollë e pranon bashkëshorten e tij. Tĕ njejtin veprim e bĕn edhe drejtori i shkollĕs fillore “Sali Lisi” në fshatin Dobërdoll, Bujamin Emini i cili pranon nĕ punĕ bashkëshorten e tij”,

thuhet më tej në kumtesën e BDI-së së Vrapçishtit. Kryetari Shabani tha se këto punësime janë bërë nga koha e BDI-së dhe kur në këto dy shkolla dy emrat e lartëpërmendur nuk kanë qenë drejtorë. Ai tha se ish kryetari i Komunës së Vrapçishtit ka bërë shkelje flagrante ligjore në arsim kur ka punësuar vëllaun e tij. Shabani pastaj akuzon se në kohë e Bajram Kadrijës, drejtorët e shkollave janë zgjedhur me pëlqim të degës së BDI-së në Vrapçisht.

BDI e Vrapçishtit për shkeljet që pretendon se janë bërë në arsim, thotë se ka njoftuar organet kompetente dhe pret të merren masa konkrete.

Marketing