“Vrasjet”, ASH: Maqedonia vend i pasigurt

“Pothuajse për çdo javë Maqedonia e Veriut zgjohet me një vrasje, plagosje, zhdukje, grabitje të rënda, zënkë dhe aksidente të ndryshme qe marrin jetën e njeriut. Të gjitha këto ndodhin në një shtet të vogël siç është vendi ynë, duke na bërë të kuptojmë së jetojmë në një vend të pasigurt, të pambrojtur nga institucionet dhe se jeta jonë është e pasigurt.

Marketing

E gjithë kjo ndodh pasi që institucionet përgjegjëse që duhet ta luftojnë këtë dukuri, ti parandalojnë vrasjet, të ofrojnë kontroll dhe siguri nëpër zona të caktuara. Ministria e Punëve të Brendshme, madje prokuroria dhe gjykata janë përgjegjësit kryesor që në vendin tonë ka aq vrasje.

Nga kjo parti i bëjnë thirrje Qeverisë së RMV-së, dhe Ministrisë së punëve të brendshme, që të sigurojnë rendin dhe qetësinë publike ashtu siç e parasheh ligji, ti zbardhin vrasjet, ti ndëshkojnë fajtorët.

Marketing