Vriten foshnjat binjake në Gaza, babai i tyre kishte shkuar t’i regjistronte

Dy foshnja binjake të porsalindura u vranë në një sulm ajror izraelit në Gaza, ndërsa babai i tyre ishte në një zyrë të qeverisë lokale për të regjistruar lindjen e tyre. Djali dhe vajza, Asser dhe Ayssel, ishin vetëm katër ditësh kur babai i tyre Mohammed Abu al-Qumsan shkoi për të marrë certifikatat e tyre të lindjes.

Marketing

Ndërsa ai ishte larg, fqinjët e telefonuan për t’i thënë se shtëpia e tyre ishte bombarduar. Nga sulmi mbeten të vrara edhe gruaja dhe nëna e tij.

“Unë nuk e di se çfarë ndodhi. Më kanë thënë se ishte një predhë që goditi shtëpinë. Nuk pata kohë as të festoja për lindjen e tyre”, ka thënë babai.

Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se 115 foshnja kanë lindur dhe më pas janë vrarë gjatë luftës./abcnews.al

Marketing