Ballina Lajme Botë Vritet me plumb në kokë 28-vjeçarja shqiptare, autor partneri i saj

Vritet me plumb në kokë 28-vjeçarja shqiptare, autor partneri i saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Mbrëmjen mes të premtes 5 dhe të shtunës 6 maj, një 28-vjeçare me origjinë shqiptare u vra në Savona me një plumb në kokë. Vrasjen e kreu partneri i saj, 27 vjeç, me origjinë nga Guinea.

Marketing

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane gjithçka ka ndodhur pas një debati të ashpër mes të dyve që ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit. Në një moment, burri ka shkuar te automjeti dhe ka nxjerrë nga bagazhi një pistoletë gjysmë automatike, me të cilën ka qëlluar partneren e tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e stacionit hekurudhor dhe u raportua nga vetë vrasësi, i cili pas krimit telefonoi policinë dhe tha se kishte qëlluar gruan. Menjëherë në vendngjatje ka ndërhyrë një makinë policie, Kryqi i Kuq dhe ambulanca, por nuk mund të bënin asgjë për viktimën. Ndërkohë, policia ka identifikuar dhe arrestuar vrasësin.

27-vjeçari, pa precedentë penalë, është dërguar në komisariat dhe është marrë menjëherë në pyetje. Ndërsa viktima rezulton se kishte probleme me drejtësinë për krime kundër pronës dhe drogës.

Gjatë marrjes në pyetje, siç raporton gazeta Ligurian, burri është mbrojtur duke thënë se kishte humbur kontrollin pasi e reja e kishte fyer dhe se ai nuk kuptonte më asgjë, ndaj e qëlloi. Megjithatë, policia kërkon të kuptojë se përse djali, i cili ka një histori të pastër dhe punon rregullisht si kuzhinier në një restorant në Savona, mbante të fshehur në bagazhin e automjetit të tij tip Opel një pistoletë me një numër serie të palexueshëm, e konsideruar si armë klandestine. Vrasësi do të merret sërish në pyetje në orët e ardhshme dhe më pas do të transferohet në burgun Marassi.

Marketing
Exit mobile version