Ballina Lajme Shqipëri Vritet një nxënës shkolle,shkak një konflikt mes adoleshentëve

Vritet një nxënës shkolle,shkak një konflikt mes adoleshentëve

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë rreth 200 metra larg ambientit të shkollës, ku janë përfshirë në konflikt me njëri tjetrin 5 nxënës të klasës së 9-të.

Marketing

Në konflikt e sipër është plagosur me thikë 13-vjeçari me iniciale F.B., i cili ka humbur jetën në spital nga plagët e marra.
Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për 3 shtetasit e tjerë të shoqëruar.”- njofton policia.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetimin e rrethanave të ngjarjes tronditëse.

Marketing
Exit mobile version