Vucic e ka ‘të qartë situatën’, pritet përgjigja e tij për dialogun

Pas takimit me nënsekretarin amerikan të shtetit David Hale, kryetari i Serbisë e ka “të qartë” situatën, ka thënë Milovan Drecun, kryetar i Këshillit të ashtuquajtur për Kosovën të Kuvendit të Serbisë, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Drecun, i cili vizitën e të dërguarit të presidentit amerikan e ka vlerësuar si “shumë të rëndësishme”, ka thënë për mediet serbe se Vucic tashmë i di qëndrimet e presidentit Donald Trump.

Sipas Drecunit, Vucici me bashkëpunëtorët nga dora e parë ka dëgjuar se cilët hapa do t’i ndërmarrë Uashingtoni ndaj Prishtinës për të krijuar kushtet për vazhdimin e dialogut.

Ana Brnabic, kryeministre e Serbisë, ka bërë të ditur pas takimit të Këshillit të sigurisë kombëtare të Serbisë, se kryetari Vucic përgjigjen e Serbisë rreth dialogut do ta paraqesë gjatë vizitës së sotme në Mitrovicën e Sremit.

Brnabic Platformën e Kosovës për dialog e ka quajtur “goditje të tretë përfundmitare dialogut”, ndonëse ka paralajmëruar reagim “të matur e të përgjegjshëm” të Beogradit.