Vuçiç: Kemi arritur marrëveshje, por nuk është e tëra

Presidenti i Serbisë Vuçiç ka patur një dalje për mediat pas takimit me Kryeministrin e Kosovës Kurti dhe zyrtarët e BE. Vuçiç tha se në ditët në vijim do të bëjë të njohura për qytetarët pikat e marrëveshjes

Marketing

Pjesë nga fjala

Sot ka qenë ditë kur është dashur të negociojmë për planin. Kemi arritur marrëveshje dhe jam i lumtur për këtë megjithatë kjo nuk është e tëra.

Unë e di që edhe sot pala shqiptare do të thotë se unë nuk kam bërë asgjë, por unë e kam bërë të qartë vijën time të kuqe.

Marketing